Gazetarja zvicerane Mayka Freppka, ka bërë një reportazhë për qarkullimin e veturave në rrugët e Kosovës. Aty ku në autobanet e vendit nuk është çudi të ketë edhe lopë ose biçikleta, shkruan suedostschweiz.ch. “Rreziku më i madh në Kosovë është qarkullimi rrugor. Këtë ju mund ta nënshkruani,” përcjell botasot.info.
Ajo në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, ka qëndruar në kampet ushtarake të KFOR-it, por më së tepërmi është marrë me qarkullimin rrugor si dhe një shikim mbi gjithë vendin. Në Kosovë ka një autoban të ri që është ndërtuar dy vitet e fundit, shkruan më tej në reportazhë.
Në vijim keni edhe videon e reporteres Freppka, të cilen mund ta shikoni duke klikuar KETU, që flet edhe për Veriun e Kosovës me shumicë serbe dhe pjesën tjetër me shumicë shqiptare./Bota sot