Autostrada për Shkup, konkretisht nga lidhja Miradi-Veternik, e cila disa muaj më parë është bërë e kalueshme ka filluar të ketë probleme të mëdha. Kjo autostradë është bllokuar në disa vende, e në disa vende të tjera janë shfaqur gropa mjaftë të mëdha.
Zyrtar të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës kanë thënë se këto probleme janë nën përgjegjësin e kompanisë së kontraktuar Bechtel Enka.
Kp ka tentuar disa herë të flas me zëdhënësen e kompanisë Bexhtel Enka por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.