Veteranët e luftës kërkojnë bllokimin e negociatave të Serbisë me BE-në

Lajme

Veteranët e luftës kërkojnë bllokimin e negociatave të Serbisë me BE-në

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 13:21
ilustrim

Shoqatat e Veteranëve të Luftës në Kroaci, sot edhe publikisht njoftuan se nga diplomacia kroate dhe Qeveria kërkojnë pengimin e hapjes së kapitujve 23 dhe 24 për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Përfaqësuesit e Shoqatave kroate të Veteranëve të Luftës sot mbajtën konferencë për media, përmes së cilës paralajmëruan qeverinë kroate se hapja e negociatave mbi kapitujt 23 dhe 24 të Serbisë nuk mund të jenë të suksesshme dhe të kërkojnë bllokimin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave nga ana e Serbisë.

Në qoftë se tani negociatat janë të suksesshme dhe nuk kushtëzojnë përmbushjen e kërkesave, kjo kurrë më nuk do të ndodhë, raportohet të kenë deklaruar ata. Dhe nëse nuk ndodh kështu, atëherë, sipas tyre, konsiderohet si dështim i madh politik që shkon në dëm të veteranëve të luftës në Kroaci.

Përfaqësuesi i Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ), Shoqatës së Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës,  Joseph Gjakiç ka porositur se dëshiron të paralajmërojnë administratën publike se përmes negociatave i kanë mundësuar Serbisë të drejtën të hapë dy kapituj, edhe pse më parë kishin paralajmëruar për "provokime nga ana e Serbisë, për mos tërheqjen e tyre të ligjit për juridiksionin rajonal".

Gjakiç gjithashtu paralajmëroi edhe për "tonin jo diplomatik të përfaqësuesve të Serbisë ndaj Kroacisë".

"Bllokada tre mujore ishte e pamjaftueshme që të kuptojnë se çfarë kanë bërë. Këto pesë kritere, nga të cilat 50 janë në letër, duhet të plotësohen. Përndryshe, ne do të thërrasim diplomacinë tonë me emrin e vërtetë", tha Gjakiç.

Përfaqësuesja e familjeve të të vrarëve, zhdukurve dhe të burgosurve, theksoi se nuk mund të pranojë se Kroacia i ka lejuar Serbisë hapjen e kapitujve 23 dhe 24.

Më tej theksohet se "Kroacia dje zyrtarisht lejoi Serbinë të heq përgjegjësinë nga vetja për Personat e Zhdukur".

Që nga viti 2013, familjet nuk kanë marrë asnjë varr, u tha, duke shtuar se me këtë Kroacia të gjithë barrën ua ka hedhur familjeve të veteranëve të humbur dhe të vdekur.

"Përgjegjësia do të jetë e atyre që kanë miratuar nënshkrimin", thanë ata.

Gjuro Glogoshki nga Shoqata e Invalidëve të 100-përqindshëm të veteranëve të luftës, tha se të gjithë mbështesin mos hapjen e kapitujve në fjalë për Serbinë.

"Të gjithë ne qëndrojmë pas saj dhe qeveria nuk do të ketë mbështetjen tonë. Ne kërkojmë që Serbia të pranojë kushtet", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat