'Sekondat' që shpëtuan presidentin Erdogan: Ja si ndodhi telefonata me Hande Firat

Lajme

'Sekondat' që shpëtuan presidentin Erdogan: Ja si ndodhi telefonata me Hande Firat

Nga: Fitim Dika Më: 19 korrik 2016 Në ora: 15:24
ilustrim

Gazetarja e CNN Turk, Hande Firat, me një telefonatë të drejtpërdrejtë ndryshoi gjithë kursin e Grushtit të shtetit në Turqi. Ajo në emison kontaktoi përmes celularin me presidentin Erdogan, duke i dhënë mundësi këtij të fundit njëherësh të flasë me popullin. “Të gjithë të dalim nëpër sheshe,” tha ai, duke mjaftuar që pas pak orësh të triumfojë.

“Ishte telefoni im, që atë natë fola me presidentin,” thotë Firat, në një intervistë ekskluzive për Bildplus, artikullin e së cilës e disponon botasot.info.

Në pyetjen sesi ndodhi biseda në momentet më të vështira të presidencës së Erdoganit ajo përgjigjet:

“Si çdo ditë edhe ajo ishte punë rutinë. Gjatë largimit nga puna për në shtëpi, më bie disa herë telefoni dhe më sqarojnë se diçka shumë serioze po ndodh. Ushtarët po dalin rrugëve. Gjithashtu kontaktova ngjashëm me shefin e redaksisë në Ankara, që më tha gjëra të ngjashme se “ushtarët kanë marrë peng 15 policë.” Lashë shtëpinë dhe u drejtova menjëherë në punë, zyrat e së cilës janë afër Pallatit Presidencial. U munduam të futemi në kontakt me zyrat e presidentit. Isha nervoze dhe në punë mbizotëronte frika. Ushtarët sapo kishin marrë nën kontroll disa ura dhe institucione. Pas disa orësh, dy asistentët presidencialë japin lajmin e madh se Rexhep Taip Erdogan është i gatshëm të japë një deklaratë për shtyp. Bëhej fjalë për asistetin Hasan Do?an. Megjithatë kishte vonesa. Në atë kohë nuk e dinim se helikopterët kishin sulmuar hotelin në Marmara ku qëndronte presidenti.

E thirra edhe njëherë Hasan Do?an, i cili na tregoi për problemet që kalonte eskorta presidenciale. I pyeta nëse ishin mirë ose jo. "Bëmë një lidhje me periskop," tha Do?an, por asnjëri nga mediat nuk ishte aty. Ata kishin dalë në rrugë, pas rrezikut që kishin kaluar. Atëherë vendosëm ta bëjmë telefonatët përmes Skype ose WhatsApp. Presidenti vendosi që ishte momenti për një video-telefonatë përmes "Facetime".  Pas pak çastesh pash presidentin në telefonin tim. Mezi e besova. U thashë të pranishmëve në dhomën e punës të heshtin se presidenti është drejtpërsëdrejti. Isha shumë e gëzuar që në momentin deciziv për shtetin unë mora rolin kryesor. Ishte momenti më i rëndësishëm që rrëzoi Grushtin e shtetit. Deri në ato momente askush se dinte ku ndodhej presidenti dhe as që dihej nëse ishte gjallë ose jo. Pas telefonatës mori pika e kthesës, tha ajo përcjell botasot.info.

Prej atë natë ajo nuk ka biseduar më me Erdoganin, por ka marrë qindra-mijëra mesazhe falenderimi për shpëtimin e Turqisë nga Grushti i shtetit. Veçanërisht nga Katari, Arabia Saudite, Egjipti. Një biznesmen nga Arabia më ka dhuruar 250.000 euro për “Telefonin e Lirisë,” tha në fund gazetarja që ndihmoi më shumë se çdokush qeverinë.


Në lidhje me uzurpimin e CNN Turk nga ushtarët në atë natë, tha se në ato momente çështjet ishin drejt fundit dhe se nuk kishte më frikë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat