Gërvalla: Hashim Thaçi është një barbar politik, emri i tij lidhet me vrasjet politike

Lajme

Gërvalla: Hashim Thaçi është një barbar politik, emri i tij lidhet me vrasjet politike

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 20 korrik 2016 Në ora: 20:01
Donika Gërvalla

Aktivistja e LDK-së në Gjermani Donika Gërvalla e ka quajtur Presidentin Hashim Thaçi si një barbar politik. Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se emri i tij është i lidhur në mënyrë të pandashme me të zezat që e kanë kapluar Kosovën: vrasjet politike, krimin e organizuar, korrupsionin, cënimin serioz të integritetit territorial të Kosovës, si në Veri, ashtu edhe përmes demarkacionit.

Postimi i plotë:

Hashim Thaçi është një barbar politik, i cili përpiqet t'iu shitet ndërkombëtarëve si personalitet i civilizuar. Emri i tij është i lidhur në mënyrë të pandashme me të zezat që e kanë kapluar Kosovën: vrasjet politike, krimin e organizuar, korrupsionin, cënimin serioz të integritetit territorial të Kosovës, si në Veri, ashtu edhe përmes demarkacionit, lëshimet skandaloze gjatë bisedimeve me Serbinë, etj. etj. etj. Lista është e gjatë.

Të gjithë e dinë në ndërkohë se kush është Hashim Thaçi, si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës. Le të përkulet sa të dojë para viktimave "të agresionit të NATO-s" dhe të "shiptarski terror", por drejtësisë nuk do të mund t'i shpëtojë.

Një ditë do të shikojmë prapa dhe do të habitemi, se si mundi të qëndrojë kaq gjatë në skenën politike një kriminel i tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat