6 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

Lajme

6 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 07:13
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë

Sot bëhen 6 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat