Media pro-ruse: ISIS ka hapur pesë qendra trajnimi në Kosovë, përmes strukturave të UÇK-së

Lajme

Media pro-ruse: ISIS ka hapur pesë qendra trajnimi në Kosovë, përmes strukturave të UÇK-së

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 09:53
Ilustrim

Në Kosovë ka pesë qendra ushtarake për trajnimin e terroristë të ISIS, shkruan media pro-ruse Sputnik. Ajo më tej shkruan se nga intervista me një punonjës të huaj të shërbimit sekret në Kosovë, momentalisht 214 shqiptarë marrin pjesë në luftërat e Sirisë dhe Irakut, prej të cilëve 38 gra.

“Akoma më shumë. Në qendrat e trajnimit me dijeninë e prindërve marrin pjesë 27 fëmijë nën moshën 15 vjeçare,” thotë agjenti që dëshiron të mbetet anonim, përcjell botasot.info.

Një nga qendrat ndodhet në afërsi të Vitisë, ndërsa katër të tjerat në malet e thella në kufi me Shqipërinë dhe Maqedoninë. "Stërvitësit janë ish terroristët e UÇK-së, që përfitojnë financa të majme," përfundon shkrimin media pro-ruse.Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat