Ban Ki-moon do të zëvëndësohet nga një ballkanas?

Lajme

Ban Ki-moon do të zëvëndësohet nga një ballkanas?

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 13:34
Ban Ki-moon

Raundi i parë i votimeve për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, nuk ka qënë shumë shpresëdhënës për kandidatët që janë kandiduar për të zëvëndësuar Ban Ki-moon në postin e Sekretarit të Përgjithshëmtë OKB-së.

Në raundin e parë të votimeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, „fitore“ dhe suksesin më të madh e ka arritur ish kryeministri i Portugalisë Antonio Guterres.

Ish kryeministri i Portugalisë  Antonio Guterres tashmë i prinë listës së kandidatëve për  Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së në Këshillin e Sigurimit, e kanë konfirmuar burimet diplomatike, që e transmeton Agjencia „AFP“. Në pozitën e dytë është ish presidenti slloven Danilo Türk.

Në këto votime, secili anëtar i Këshillit të Sigurimit, mundet të deklarohet për secilin kandidat përmes tre opcioneve: „inkurajon; „nuk inkurajon“ dhe „nuk kam mendim“.

Kandidatin që do ta propozojë  Këshilli i Sigurimit Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duhet të behet i ditur deri në fillim të muajit shtator. Në rast se nuk mund të harmonizohen për një kandidat, atëhere më shumë kandidat do të paraqiten para 193 vendeve anëtare në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Kandidat për të zëvëndësuar Ban Ki-moon, pos ish kryeministrit të  Portugalisë  Antonio Guterres dhe ish presidentit slloven Danilo Türk. janë: Irina Bokova (Bullgari), Helen Clark (Zelanda e Re), Christiana Figueres (Kostarikë), Natalia Gherman (Molldavi), Vuk Jeremiq (Serbi), Srgjan Kerim Maqedoni), Miroslav Lajçak (Sllovaki), Igor Llukshiq (Mali i Zi) dhe Susana Malcorra (Argjentinë) dhe Vesna Pusiq (Kroaci). 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat