Aktori Avni Abazi sqaron foton e ceremonisë së varrimit, ku në një vend u panë një hoxhë dhe një prift.

Lajme

Aktori Avni Abazi sqaron foton e ceremonisë së varrimit, ku në një vend u panë një hoxhë dhe një prift.

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 00:06
Në një ceremoni mortore në Klinë, së bashku hoxha dhe prifti

Në një ceremoni mortore në Klinë, janë barë bashkë një hoxhë dhe një prift

Fotografia e publikuar në Facebook me mbishkrimin “domethënëse dhe mesazh i qartë për të gjithë!”, sqarohet nga aktori Avni Abazi.

“Kjo ka ndodhe dje (21.07.2016) ne vorrimin e te ndjerit Bardh Ademi (i fesë katolike – v.j.) ne fshatin Poterq. Une isha prezent ne kete cermoni, pasiqe familja ime Abazi dhe Familja Ademi jane pasardhes te stergjyshit tone te perbashket me emrin Abaz. Pra, Abazi kishte 5 djem, 4 nga djemt u bene musliman ndersa Ademi ngeli ne fene katolike. Keto dy familje jane shembull i jashtezakonshem i bashkejeteses fetare ne Kosove. Une si aktor jam shume krenar qe i perkas ketij trungu famijar dhe mburrem me kusherinjet e mij te fese katolike si atedhetar te vertete” (sic.), ka shkruar Abazi në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat