“Kriminelët ordinerë e kryen me përpikmeri urdhërin nga lartë”

Lajme

“Kriminelët ordinerë e kryen me përpikmeri urdhërin nga lartë”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 23 korrik 2016 Në ora: 14:19
Shaban Manaj

Shkëmb Manaj përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar babain e tij njërin nga bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, avokatit Shaban Manaj në përvjetorin e 16-të të vrasjes së tij.

Shkëmb Manaj ka shkruar se 16 vite nga dështimi i organeve të drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare të instaluar në Kosovë, për të zbardhur këtë vrasje makabre me motive politike.

“Babë,

Sot u mbushën 16 vite, kur kriminelët ordinerë e kryen me përpikmeri urdhërin nga lartë, duke te të rrëmbyer në pabesi dhe vrarë mizorisht.

16 vite nga dështimi i organeve të drejtësisë vendore dhe ndërkombetare të instaluar në Kosovë, për të zbardhur këtë vrasje makabre me motive politike.

16 vite nderim dhe respekt nga populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Tani se fundmi je shpallur, Hero i Kosovës nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

Prandaj, 
pusho i qetë babë në dheun e Kosovës, si Hero i Saj.

Ne jemi krenar me Ty”, ka shkruar Manaj në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat