Babai i Dijamantit i përlotur përshkruan momentet e fundit të djalit të tij

Lajme

Babai i Dijamantit i përlotur përshkruan momentet e fundit të djalit të tij

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 16:56
Naim Zabergja

Dailymail ka publikuar edhe videon në të cilën babai i Dijamantit të ndjerë, Naim Zabregja rrëfen ngjarjen se si humbi jetën djali i tij nga ngjarja e mbrëmshme në Munih ku mbetën të vdekur 9 persona në mesin e të cilëve ishin edhe tre kosovarë.

Zabergja me një fotografi të djalit në dorë dhe me një tufë lule ishte nisur sot për në vendin e ngjarjes, pikërisht ku aty humbi jetën tragjikisht i biri Dijamant Zabregja.

Në gjendje të përlotur, thotë se ende nuk mund ta besoj që djali i tij më nuk është. Për të kjo situatë ende është sikur një ankth.

Naimi tregon momentet e fundit të djalit të tij dhe se si ai humbi jetën, ndërsa shoku i tij i shpëtoi sulmit.

“Ai ishte së bashku me shokun e tij. Mua më lajmëroi shoku i tij dhe tha se po i sillte disa pije dhe po pinin jashtë së bashku. Sulmuesi ishte vetëm disa metra larg tyre kur shtiu me armë. Shoku i tij arriti të ikë, por djali im jo. Ai u vra aty. Po jetoj sikur në një ankth. S’po mund të besoj atë që ka ndodhur. E gjitha familja nuk po e beson këtë” ,tha Naim Zabergja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat