Momenti kur 57-vjeçari i vë flakën pacientit në spitalin privat

Lajme

Momenti kur 57-vjeçari i vë flakën pacientit në spitalin privat

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 11:33
Spitali

Këto pamje tregojnë momentin e një dite më parë, ku një pacient i vuri flakën vetes. Nga kjo ngjarje mbetën të vdekur dy persona.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga “Newsbomb”, pacienti Lefter Canaj, ka pasur një bidon që supozohej që të ishte me ujë dhe jo me benzinë.

57-vjeçari ka mbaruar dializë dhe ka shkuar në dhomën e Dashamir Saraçit dhe ka nxjerrë bidonin, ku e ka spërkatur me benzinë. Më pas i ka vënë flakën edhe vetes.

Ndërkohë viktimat janë shtetaset Sanie Sulaj, 55 vjeçe dhe Hanife Mali, 55 vjeçe. Nga hetimet e deritanishme mendohet se shkak për zjarrin është bërë një konflikt mes pacientëve që kuroheshin në të njëjtin repart, por që ishin në dhoma të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat