Mërgimtari blen jogurtë në Mitrovicë, por ajo që gjen brenda e shokon

Lajme

Mërgimtari blen jogurtë në Mitrovicë, por ajo që gjen brenda e shokon

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 26 korrik 2016 Në ora: 12:44
Jogurta

Mërgimtari nga Mitrovica Asmer Bahtiri, këto ditë ka ardhur për t’i kaluar pushimet në vendlindje. Por atij gjatë ditës së djeshme i ka ndodhur një gjë që atë e ka lënë të shokuar.

Ai ka blerë disa jogurtë në qendrën tregtare "Emona Center" në Mitrovicë, dhe përveç që i kanë dalë më afat të skaduar, ai është shokuar kur i ka hapë jogurtët, të cilët siç shihen edhe në fotot e dërguara në redaksinë tonë, kanë qenë të prishur.

“Këta jogurta janë blerë dje në Emona Center Agim Hajrizi Mitrovicë, ish shtëpia e mallrave. Këta jogurta që i bleva dje për nipin tim që më ka ardhë nga Tetova për vizitë këtu në Mitrovicë me motrën time për fat e hapi motra ime jogurtin dhe era e jogurtit ishte shumë e rëndë, kur shiqoi brenda jogurtit u habit ajo dhe të gjithë ne se çka pamë brenda. Jogurti siç e shihni ka afat deri më 24.10.16 mirëpo ai është prishur aq sa që të shkon mendja se është prodhuar diku në vitet e 70- ta. E kam një propozim për të gjithë qyetarët e Republikës, mos përdorni asgjë pa e kontrolluar mirë dhe merrni faturat që të mundeni ta denonconi kriminelin, sepse ky është krim, hajni, mashtrim, helmim e çka jo”, thotë Bahtiri për Bota sot.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat