Sot gërmohet prapa rektoratit, në kërkim të varrezës masive

Lajme

Sot gërmohet prapa rektoratit, në kërkim të varrezës masive

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 00:21
Germimet në kampusin e UP-së

Pjesa e dyshuar për varrezë masive prapa rektoratit në kampusin Universitar, pritet të gërmohet nesër për të kuptuar nëse ka apo jo mbetje mortore që nga lufta e fundit në Kosovë.

Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për Persona të zhdukur, ka konfirmuar për Tribuna Channel , se gërmimi do të fillojë nesër.

“Nesër do të fillojnë gërmimet edhe në pjesën prapa rektoratit, e cila është e dyshuar për varrezë masive. Por pa u vlerësua edhe kjo pjesë nuk mund të japim ndonjë vlerësim”, deklaroi Prenk Gjetaj.

“Nesër (e mërkurë) pritet të gërmohet, dhe shohim pastja në bazë të vlerësimeve nëse ka apo jo mbetje mortore”

Televizoni, ka provuar të marr një përgjigje edhe nga prokurori kompetent në lidhje me gërmimet në kampusin e UP-së, Elez Blakaj, por, nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje gjatë ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat