David Sonboly mburrej me datëlindjen e njëjtë me të Hitlerit, qëllimi ishte të qëllonte vetëm 'të huajt'

Lajme

David Sonboly mburrej me datëlindjen e njëjtë me të Hitlerit, qëllimi ishte të qëllonte vetëm 'të huajt'

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 korrik 2016 Në ora: 16:11
David Sonboly

Përkundër që vetë ishte me origjinë të huaj iraniane, që jetonte në Gjermani, agresori i Munihut që la nëntë persona të vdekur mes të cilëve edhe tre shqiptarë ishte ekstremist i djathtë dhe mburrej me datëlindjen e njëjtë me të Adolf Hitlerit, shkruan media gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung», duke u mbështetur nga hetimet e fundit.

Si iranian dhe gjerman ai ndjeheshte si “arian i pastër”, për shkak se Irani njihet si vendlindja e racës iraniane. David Sonboly mund të vriste shumë më tepër persona pasi kishte 300 fishekë, megjithatë ai fokusohej vetëm te ata me origjinë të huaj, shkruhet më tej në hetim përcjell botasot.info. Kjo është fakti se pse shtatë nga nëntë viktimat ishin me origjinë të huaj.

Deri tani ai akuzohet për sëmundje psiqike dhe se nuk ka qenë pjesë e rrjeteve ekstremiste e radikale./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat