Daut Haradinaj i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit

Lajme

Daut Haradinaj i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 27 korrik 2016 Në ora: 21:37
Daut Haradinaj

Deputeti Daut Haradinaj i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili deklaroi sot se kush e cënon Malin e Zi, i cili do të bëhet anëtar i NATO-së ka cenuar vet NATO-në.

Por deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj shkruan në Facebook se Haliti aludoi se Kosova po e “cenon Malin e ZI”. Sipas tij e vërteta është ndryshe, pasi sipas tij, “NATO nuk e ka anëtarësuar Malin e Zi për t’i marrë territor Kosovës”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

E ndëgjova pronocimin e Nënkryetarit të Kuvendit z.Xhavit Haliti rreth demarkacionit.

Ai tha se Mali i Zi është në NATO dhe kushdo që e cenon është në problem me NATO-n.

Në mënyrë perfide z.Haliti po mundohet të aludoj se po e cenojmë Malin e Zi.

E vërteta është ndryshe, askush s'po e cenon askend dhe as NATO nuk e ka anëtarsuar Malin e Zi për ti marrë territor Kosovës, apo për t'ju arsytuar ju.

Më çudite me këto gjetje i nderuar Nënkryetar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat