1.4 milion njerëz në botë vdesin nga hepatiti

Lajme

1.4 milion njerëz në botë vdesin nga hepatiti

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 13:49
Tryeza “Njihu me hepatitin –Vepro tani”

(E plotësuar) - Në Kosovë është shënuar Dita Botërore e hepatitit, ku gjatë një tryeze u tha se në tri vitet e fundit në Klinikën Infektive janë identifikuar 443 raste me hepatit. Ndërsa, në botë nga format e ndryshme të hepatitit për një vit vdesin 1.4 milion persona.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me OBSh-në dhe Klinikën Infektive, kanë mbajtur tryezë të rrumbullakët, me moton “Njihu me hepatitin –Vepro tani”.

Në tryezën me moton “Njihu me hepatitin –Vepro tani”, u tha se Kosova ka nevojë që të bëjë më shumë kampanja për të njoftuar njerëzit lidhur me sëmundjet që shkaktohen nga hepatiti.

Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani tha se furnizimi me barna për hepatit C është i mirë, ndërsa, me hepatit B, Klinika Infektive po has në vështirësi e që shpeshherë po detyrohet të  bëjë presion tek Ministria e Shëndetësisë dhe drejtorive.

Ramadani:443 raste të sëmurë nga hepatiti për 3 vite

“Për vitet e fundit, për vitin 2013, 2014, 2015 janë Klinikën tonë janë regjistruar gjithsej 443 raste me hepatitin...aktualisht në klinikën tonë trajtohen, ose mjekohen njerëzit edhe më sëmundje akute edhe me sëmundje kronike...që nga viti 2009, në klinikën tonë trajtojmë edhe raste shumë të rënda të infeksioneve kronike me hepatit me hepatit B dhe me hepatit C...për hepatitin B dhe C mund të them me shumë përgjegjësi se mirë qëndrojmë në aspektin terapeutikë ..për mjekimin e hepatiti B kemi pak ose kemi herë pas here edhe vështërsi për shkak se në disa situata mungon bari tenovifir, i cili bar është shumë i kushtueshëm dhe jepet në mënyrë tabletave, një tabletë në ditë për 30 ditë dhe shpeshherë ne kemi edhe mangësi ose pauzë për shkak mos furnizimit të këtij bari, dhe shpeshherë ne detyrohemi bëjmë presion edhe në ministri, edhe në drejt ori”, tha Ramadani.
Ai gjithashtu ka treguar se me terapinë tenofivir në Klinikën Infektive, aktualisht janë duke u trajtuar 94 raste, ku terapia e këtyre të sëmurëve zgjatë gjashtë muaj, nëntë muaj e në disa raste edhe më tepër.

Shefi i Zyrës së OBSH-së, Skënder Syla, në këtë tryezë ka treguar për sëmundjen e hepatiti, dhe në çfarë mënyre po përballet bota me këtë sëmundje. 
Ai tha shënimi i Ditës Botërore të Hepatitit po bëhet me qëllimit që të ndërgjegjësoj vëmendjen e opinionit të gjerë publik, për rëndësinë që ka testimi dhe diagnostifikimi.

Gjithashtu, Syla tha se njëri prej synimeve të strategjisë globale është që format e hepatitit të eliminohet deri në vitin 2030.

Syla: Çdo vit në botë vdesin 1.4 milion njerëz nga hepatiti 

“Sot në botë vlerësohet se rreth 400 milionë njerëz vuajnë nga format kronike të hepatitit, kryesisht të shkaktuar nga hepatiti B dhe C. Rreth 1.4 milion individë vdesin çdo vit nga format e hepatiti. Andaj, Organizata Botërore e Shëndetësisë iu rekomandon shteteve anëtare dhe vendeve tjera që të ndërmarrin hapa të duhur drejtë adresimit me kohë të kësaj problematike dhe njëri prej synimeve të strategjisë globale është që format e hepatitit të eliminohen deri në vitin 2030, që është një synim ambicioz por me një përkushtim dhe një vullnet dhe angazhim të gjithëve, mendoj që mund të arrihet”, tha Syla.

Syla ka theksuar se edhe vendet e tjera por edhe Kosova ka nevojë për kampanja shtesë vetëdisjësuese për sëmundjet e hepatitit.

Syla: Kosova ka nevojë për kampanja vetëdijësuese rreth Hepatitit

“Edhe në vendet e tjera por edhe në Kosovë vlerësohet se ka nevojë për kampanja shtesë vetëdijesuese, meqenëse të dhënat globale tregojnë se vetëm 5 përqind të individëve të cilët kanë forma kronike të hepatitit e dinë që janë të infektuar, vetëm 1 përqindd testohen në mënyrë të rregullt, andaj në të gjitha këto aspekte ka nevojë për edukim shtesë, promovim shëndetësor por edhe ngritje të kulturës shëndetësore në mesin e komuniteteve në përgjithësi por edhe grupeve të caktuara të rrezikut në veçanti të cilat janë në një rrezikshmëri më të lartë, siç janë individët të cilët përdorin droga të injektueshme, meshkuj që kanë seks me meshkuj dhe po ashtu punëtorët e seksit të cilët merren me këto aktivitete”, theksoi Syla.

Zëvendësministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku, në ditë kur po shënohet Dita Botërore e Hepatitit para mjekëve dhe drejtorit të Klinikës Infektive, tha se ministria paraqet gatishmërinë për të qenë pjesë e strategjive globale, me qëllim të parandalimit të kësaj sëmundje. 
Sadiku: MSh e gatshme të përkrah angazhimet për parandalimin e hepatiti 

“Sot me rastin e Ditës Botërore të Hepatitit të paraqes gatishmërinë e Ministrisë së Shëndetësisë për t’u inkuperuar apo për të qenë pjesë e strategjive globale sektorit të hepatiteve virale 2016-2021...Ministria e Shëndetësisë është e gatshme që të përkrah të gjitha angazhimet që ka bërë klinika dhe insittucioete tjera me qëllim të parandalimit diagnostitfikimit dhe trajtimit të kësaj sëmundje”, tha ai.

Në këtë tryezë u prezantua edhe historiku i hepatiti kosovar, ku thuhet që për 15 vitet e fundit Kosova qëndron mirë me efikasitetin e sëmundjes së hepatitit por që duhet ende punë. Sfidë për të luftuar këtë sëmundje mbetët edhe mungesa e Elastografisë.

Hepatit është inflamacion i mëlçisë. Shoqërohet me vdekje të hepatociteve. Zverdhja (ikteri) është një nga shenjat e sëmundjes dhe është pasojë e kolestazës intrahepatike. Gjithashtu, shihen dhimbje barku, diarre, dobësi, mungesë oreksi dhe ethe.

Për tri vjet 443 raste me Hepatit

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me OBSh-në dhe Klinikën Infektive, me rastin e Ditës Botërore të hepatitit kanë mbajtur tryezë të rrumbullakët, me moton “Njihu me hepatitin –Vepro tani”.

Në këtë tryezë u tha se Kosova ka nevojë që të bëjë më shumë kampanja për të njoftuar njerëzit lidhur me sëmundjet që shkaktohen nga hepatiti.

 Në tri vitet e fundit në Klinikën Infektive janë identifikuar 443 raste me hepatit.

 Drejtori i Klinikës Infektive Hamdi Ramadani tha se furnizimi me barna për hepatit C  është i mirë ndërsa me hepatit B,  Klinika Infektive po has në vështirësi. 

 Në këtë ditë kur po shënohet dita e hepatitit është vendos që ë bëhet një strategji për të parandaluar sëmundjet me hepatit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat