Hasani: Marrëveshja e demarkacionit e Malit të Zi dallon më atë të Kosovës

Lajme

Hasani: Marrëveshja e demarkacionit e Malit të Zi dallon më atë të Kosovës

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 21:46
Enver Hasani

Marrëveshja e publikuar nga pala malazeze, e bërë vetëm në gjuhën serbe sipas profesorit të së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, ka dallim nga ajo e palës kosovare.

“Marrëveshja e publikuar nga pala kosovare është në tri gjuhë përderisa nga ajo malazeze është e publikuar vetëm në gjuhën serbe. Neni 3 ka dallim te marrëveshja që është e publikuar nga pala malazeze dhe ajo e Kosovës”, ka thënë Hasani në “Rubikon” të KTV-së.

Hasani ka thënë se në nenin 3 të kësaj marrëveshje të publikuar nga pala malazeze shkruan se në rast kontesti vlen harta ndërsa në atë të publikuar nga pala kosovare shkruan se vlen përshkrimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat