Thaçi: Ahmet Zherka dha kontribut të madh për çlirimin e Kosovës

Lajme

Thaçi: Ahmet Zherka dha kontribut të madh për çlirimin e Kosovës

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 3 gusht 2016 Në ora: 19:17
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë me pikëllim lajmin për vdekjen e aktivistit të komunitetit shqiptar, Ahmet Zherka i cili ka ndërruar jetë  në New York.

Presidenti Thaçi ka thënë se përkushtimi i Ahmet Zherkës për çështjen shqiptare ka ndihmuar shumë në sensibilizimin e tërë botës demokratike.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ahmet Zherka.

Përkushtimi i tij për çështjen shqiptare ka ndihmuar shumë në sensibilizimin e tërë botës demokratike.

Ai dha kontribut të madh edhe për çlirimin e Kosovës. Do ta kujtojmë gjithnjë me respekt të thellë! ”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Thaçit./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat