Agjencia kundër Korrupsionit i kërkon Bajraktarit t`i evidentoj shkeljet e bëra

Lajme

Agjencia kundër Korrupsionit i kërkon Bajraktarit t`i evidentoj shkeljet e bëra

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 15:44
AKK-logo

Agjencia kundër Korrupsionit i ka drejtuar një letër dokument Drejtorit të Zyrës së Prokurimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Afrim Bajraktari, përmes së cilës i ka kërkuar që t`i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme drejt evitimit të shkeljeve të evidentuar në lidhje me Tenderin “ Furnizim me Pajisje Laboratorike dhe Pajisje të tjera për nevoja të UP-së.

Specifikimet teknike që duhet t`i kenë këto pajisje janë specifikuar nga njësia kërkuese që t`i përshtaten vetëm prodhuesit “Analytikjena” dhe eliminojnë prodhuesit e tjerë.

Në këtë dokument gjithashtu thuhet se autoritet kontraktuese, konkretisht Njësia Kërkues duhet të ketë kujdes se si i përpilon specifikimet teknike, pasi që ato nuk duhet të jenë vlera fikse por duhet të jenë të hapura në mënyrë që të gjithë operatorët ekomomik mund të bëjnë furnizime të tilla.

Foto dokument:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat