Maxhuni merr premtim në Berlin për anëtarësimin e PK-së në Interpol

Lajme

Maxhuni merr premtim në Berlin për anëtarësimin e PK-së në Interpol

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 18:47

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Berlin, ku sot është takuar me zv/presidentin e BKA-së, Peter Henzller.

Në një njoftim për media thuhet se gjatë këtij takimi është biseduar për bashkëpunimin që ka Policia e Kosovës (me BKA-në në fusha të ndryshme në luftimin e krimit, ku rëndësi  e veçantë i është dhënë avancimit të bashkëpunimit edhe më të madh në të ardhmen, në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

 Drejtori i Përgjithshëm Maxhuni mori premtimin nga zyrtar të lartë të BKA-së, se do ta mbështesin PK-në edhe në vizionin e saj për anëtarësim sa më të shpejtë  në Interpol si një nevojë e një rëndësie të veçantë, jo vetëm për PK-në por edhe për rajonin dhe me gjerë.

 Nga Henzller thuhet se u çmua shumë lartë suksesi dhe të arriturat e PK-së për kontributin e saj në aspektin e sigurisë.

 Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm mori premtimin se BKA-ja do të vazhdoj ta mbështes PK-në me trajnime në disa fusha specifike në luftimin e krimit të organizuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat