Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë mbrëmë në Deçan

Lajme

Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë mbrëmë në Deçan

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 14:04
Majtas autorët: Salih e Durim Lushaj, Djathtas të vrarët: Dy vëllezërit Ramaj

Policia rajonale në Pejë ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Shaptej të komunës së Deçanit, ku mbetën të vdekur dy persona.

Policia ka njoftuar se njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe i është shqiptuar masa e ndalimit policor, derisa tjetri është ende në arrati.

Lexoni njoftimin e plotë të policisë:

Ju njoftojmë se me datë 25.08.2016  rreth orës 19:30 kemi pranuar një informatë sipas së cilës në fshatin Shaptej  Komuna Deçan, është një rast i rrahjes mes 2 (dy) familjeve, dhe ka pasur të shtëna me armë zjarri, me ç ’rast 2 (dy) persona janë plagosur,

1) R.R. i lindur (1969 ) dhe  2) B.R. i lindur  (1982) nga fshati Shaptej Komuna Deçan.

Image
Dy vllezërit Ramaj që u vranë në Deçan

Fillimisht viktimat  janë  dërguar për tu ofruar ndihmë mjekësore në spitalin e Deçanit e më pas në Emergjencën e Spitalit Rajonal Pejë. Sipas mjekëve  viktima nr. 1 ka arritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal Pejë, ndërsa viktima nr.2 nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Pejë.

Vendit të ngjarjes menjëherë ju kanë përgjigjur: Policia e Stacionit Policor Deçan, Hetimet Rajonale, Krim teknika dhe Prokurori i shtetit, të cilët kanë vazhduar me hetimin e vendit të ngjarjes .

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupat e viktimave janë dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë.

Të dyshuar për vrasjen e lartë cekur janë: 1) S.L. i lindur ( 1959) dhe 2) D.L. i lindur ( 1989) nga fshati Shaptej Komuna Deçan.

I dyshuari nr.1 është arrestuar, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit ju ka caktuar masa e ndalimit policor, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme, ndërsa i dyshuari nr.2  është  në arrati.

Një zënkë e mëhershme ka dal të jetë fatale për dy vëllezërit Ramaj nga fshati Shaptej i komunës së Deçanit, të cilët u vranë nga babë e bir Salih e Durim Lushaj.

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestoj Salih Lushaj ndërsa djali i tij për momentin gjendet në arrati dhe është në kërkim nga Policia

Image
Salih Lushaj

Në orët e vona të së enjtes, në fshatin Shaptej të Deçanit, dy persona Burim dhe Rexhep Ramaj, kanë mbetur të vrarë.

Dorasit janë Durim Lushaj dhe Sali Lushaj nga po i njëjti fshat. Sejdë Dobraj, zëdhënës i policisë për rajonin e Deçanit, ka thënë se policia e ka arrestuar Sali Lushajn, babain e Durimit, kurse ky është në arrati, shkruan "Bota sot".

Image
Durim Lushaj

Dobraj ka thënë se Sali Lushaj është arrestuar në shtëpinë e tij, sepse ishte i lënduar, ngase në mes tyre dhe të vrarëve Ramaj, më parë kishte pasur një konflikt.

Gazeta "Bota sot" ka arritur ta siguroj foton e Salih e Durim Lushaj, i cili është në arrati, ndërsa Policia ka filluar tashmë kërkimet për ta arrestuar.

Për një javë gjashtë vrasje në Kosovë

Për një javë, 19 gusht – 26 gusht, në Kosovë kanë ndodhur gjashtë vrasje.

Ky bilanc vdekjesh brenda një jave nuk ka qenë prezent në Kosovë më parë.

Më 19 gusht në Ferizaj, pas një zënke mes dy të rinjsh, mbet i vdekur një 20 vjeçar, i vrarë prej një bashkëmoshatari, që ishte arrestuar. Lexo më shumë për këtë rast.

Rasti i dytë ndodhi në Gjakovë, kur në çarshinë e qytetit mbetën të vrarë tre persona. Ngjarja kishte ndodhur në një kafene të frekuentuar të qytetit. 

Ndërsa sonte, në Shaptej të Deçanit, pas një zënke mes dy palëve, mbetën të vrarë dy persona me mbiemrin Ramaj. Drejt tyre kishin shtënë dy persona me mbiemrin Lushaj, që rezultuan të ishin babë e bir. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat