Aktiviteti për mbrojtjen e mjedisit “Pedalo dhe krijo eko energji”

Lajme

Aktiviteti për mbrojtjen e mjedisit “Pedalo dhe krijo eko energji”

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 09:54
ilustrim

Sot në Prishtinë, do të organizohet aktiviteti vetëdijësues për mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesit fizik “Pedalo dhe krijo eko energji”.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se ky aktivitet organizohet nga kompania Cola-Cola HBC Kosova, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Aktiviteti fillon në orën 18:00, në sheshin ‘New Born’ në Prishtinë, ndërsa do të zgjasë deri në orën 22:00.

“Të pranishëm në këtë aktivitet vetëdijësues, përveç qytetarëve, pritet të jenë edhe përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve”, thuhet në një njoftim për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat