Thaçi: Derisa të shërohet plaga e të pagjeturve, Kosova vuan nga e kaluara e dhimbshme

Lajme

Thaçi: Derisa të shërohet plaga e të pagjeturve, Kosova vuan nga e kaluara e dhimbshme

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 10:48
Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me Këshillin Organizativ për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, kanë vendosur lule tek Përmendorja,  dedikuar personave të zhdukur.

Presidenti Thaçi me këtë rast u zotua se institucionet e Kosovës, do të punojnë me tepër për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. 

Ndërsa tha derisa të shërohen këto plagë, Kosova vuan nga e kaluara e dhimbshme.

Thaçi: Po punojmë maksimalisht për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

“Po punojmë maksimalisht si institucione të Republikës së Kosovës që të zbardhet fati i të pagjeturve. Një çështje kjo e cila na preokupon të gjithëve, bartësit e institucioneve, shoqatat qytetarët, çdo familje që  është prekur nga kjo dhimbje e rëndë. Andaj unë si president i vendit shprehu solidaritet të plotë me familjet e të pagjeturve. Dhe në të njëjtën kohë edhe zotimin dhe përgjegjësinë për të punuar dhe më tepër, që sa më shpejtë të zbardhet fati i çdo të pagjeturi. Është një plagë kjo e cila na mundon të gjithëve dhe mund të them lirisht se vetëm me shpresë, optimizëm dhe besim të ndërsjellë, kjo çështje mund të zgjidhet me një vullnet dhe një mbështetje të fuqishme dhe të bashkësisë ndërkombëtare...Kjo plagë derisa të shërohet atëherë e tërë Kosova vuan nga kjo e kaluar e dhimbshme, për çdo qytetar të republikës së Kosovës, institucion et por para së gjithash për familjarët. Do të jemi gjithmonë me ta”, tha ai.

Ndërsa Bajram Qerkini nga Këshilli Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, tha se besojnë dhe shpresojnë, që kjo çështje me të vërtetë do të merret seriozisht.

Qerkini: Duhet të merret seriozisht çështja e të pagjeturve 

“Fjalët e presidentit edhe mbrëmë edhe sot janë se këto dy plagë duhet që sa më shpejtë të kryhen. Besojmë, shpresojmë që me të vërtetë do t’i marrin seriozisht siç ishin dhe konkluzat e djeshit, të një tryeze bukur e thuktë, e cila ka qenë me 29”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat