Pas malazezëve, forcat serbe ne krye me shefin e armatës Dikovic zbarkojnë në Preshevë

Lajme

Pas malazezëve, forcat serbe ne krye me shefin e armatës Dikovic zbarkojnë në Preshevë

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 15:22
Foto nga vendi ngjarjes

Jo vetem shqiptarët në Kosovë po edhe ushtritë e vendeve fqinje po e presin 1 shtatorin, se si do të rrjedh situata. Kështu, Forcat sllave rrethojnë Kosoven. Pas malazezeve, forcat serbe zbarkojnë me shefin e armatës gjeneral Ljubisha Dikovic i cili po viziton bazat ushtarake në kufi me Kosovën dhe  Maqedoninë, njofton “Presheva jonë”.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe gjen. Lubisha sot ka vizituar pjesë të njësive të Forcave të Përbashkëta të ushtrisë dhe policisë të vendosur ne Luginën e Preshevës.

Në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Serbisë deklaron se Dikovic ka thënë se “forcat serbe ushtarake, xhandarmeria dhe policia serbe janë ne gjendje gatishmërie. Ushtria serbe me forca dhe mjete shtesë për sigurinë kufitare, nëse është e nevojshme’, ka thënë ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat