Dy viktimat nga Kosova të aksidentit ajror në Maqedoni do të hapnin Qendrën Aeronautike të Kosovës

Lajme

Dy viktimat nga Kosova të aksidentit ajror në Maqedoni do të hapnin Qendrën Aeronautike të Kosovës

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 23:38
Ilustrim

Dy vëllezër me mbiemrin Begaj, kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në afërsi të Shkupit.

Vëllezërit kanë humbur jetën së bashku me katër shtetas italianë. Sipas të dhënave të siguruara deri më tani, njëri prej vëllezërve quhet Visar Begaj, dhe të dy janë investitorë.

Qëllimi i udhëtimit, ka qenë iniciativa e dy vëllezërve investitorë kosovarë, të cilët kanë dashur të hapnin një klub për fluturime në Istog.

Mediat italiane raportojnë se aeroplani ishte destinuar të ulej në Shkup, për të bërë një kontroll teknik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat