“Pronto Kadri”

Lajme

“Pronto Kadri”

Më: 9 shtator 2016 Në ora: 12:29
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ditë më parë gjatë vizitës që pati në Qendrën Inovative të Kosovës, tha se Kuvendi do të ndajë “Çmimin për Inovacion”.

E këtë deklaratë, si plagjiaturë e ka cilësuar Bashkim Fazliu Migjeni, i cili ka pohuar se pikërisht ai është autori që ka propozuar “Çmimin për Inovacion”.

Mirëpo edhe pasi publikisht ky i fundit e akuzoi kryekuvendarin për plagjiaturë, Veseli në asnjë formë nuk i është përgjigjur Bashkim  Fazliut - Migjeni.

Fazliu – Migjeni ka reaguar përsëri përmes faqes së tij në facebook, duke kërkuar përgjigje nga Kadri Veseli, përkatësisht kërkim falje dhe heqje dorë nga ideja e përvetësuar.

“PRONTO KADRI:

- A DON ME SHKU NË GJYQ, A PO E PRANON PLAGJIATURËN DHE KËRKO FALJE?”, shkruan ai në postimin e fundit.

Përndryshe, dje në një deklaratë për media, Bashkim Fazliu Migjeni, ka shkruar se ndjehet mirë që idetë e tij do të realizohen në Kosovë, por thotë se ato duhet të pranohen nga ata që i përvetësojnë se kah i kanë marrë këto.

“Opinioni ynë e din fare mirë dhe qartë se si në fushatën elektorale të 2013 për kryetar të Ferizajt se si promovova idenë unike në Kosovë për themelimin e "Çmimit për Inovacion" për të nxitur kreativitetin e të rinjve tanë, të cilën më pastaj i kam propozuar edhe Kuvendit të Ferizajt për miratim. Dhe i dini fare mirë pastaj përvetësimin e ultë që ma bëri kryetari Svarqa (2015), duke e ndërruar emrin në Novatori me pretendimin se nuk ekziston fjala inovacion në gjuhën shqipe dhe gjithë atë debat të gjatë në shkurt 2015, duke mbrojtur "Çmimin për Inovacion". Në anën tjetër, bile kryetari i Kuvendit nuk po e ndërron asnjë fjalë e asnjë e asnjë pikë të asaj që kam propozuar e themeluar në Kuvendin e Ferizajt - Çmimi për Inovacion, ndërsa njëjtë sikur ky më i vogli, por e përvetëson tërësisht për vete këtë çmim, duke bërë plagjiaturë të pastër”, vazhdon deklarata.

Sipas Fazliut- Migjeni, me një kërkim të thjeshtë në Google apo Facebook, mund të gjenden pohimet lidhur me çmimin për inovacion. Madje thotë se për këtë çmim pati hapur edhe një faqe në Facebook (2014), të cilin mund ta gjeni duke kërkuar "Çmimi për Inovacion" në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat