Presidenti i Serbisë paralajmëron luftë në Bosnje?

Lajme

Presidenti i Serbisë paralajmëron luftë në Bosnje?

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 10:16
Tomislav Nikoliq,

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së Ushtrisë së Serbisë, për shkak të, siç ka thënë, “tensioneve politike në Bosnjë e Herecegovinë”. Në një deklaratë për gazetën beogradase “Novosti”, Nikoliq ka konfirmuar se me drejtuesit e të gjitha shërbimeve informative dhe të sigurisë ka biseduar lidhur me ato që ai i ka quajtur “mesazhe luftënxitëse” nga Sarajeva.

“Kam biseduar me kryetarin e qeverisë, Aleksandar Vuçiqin, me përfaqësues të disa shërbimeve, por edhe me kryeshefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbië, të cilit ia kam paraqitur nevojën që ushtria të ushtrojë më shumë më shumë kujdes aktivitetet e saj të rregullta, për shkak të rrethanave në të cilat nuk mund të ndikojmë dhe situatës e cila gjithsesi na prek edhe neve”, ka thënë Nikoliq.

Ai ka thënë se tash për tash nuk do ta thërrasë mbledhjen e Këshillit për siguri nacionale, por ka theksuar se Serbia nuk do të lejojë të befasohet nga askush.

“Nuk do të lejojmë që të na befasojë kushdoqoftë”, është shprehur ai.

Presidenti i Serbisë ka folur me përçmim për liderët politikë dhe drejtuesit e federatës së Bosnjës e Hercegovinës, përfshirë edhe kryesuesin e kryesisë, Bakir Izetbegoviq.

Tensionet mes Beogradit dhe Sarajevës janë shtuar më shumë pas shpalljes së referendumit në Republikën Serbe. Udhëheqja e Federatës së Bosnjës e Herecegovinës e akuzon Beogradin për nxitjen e liderëve të serbëve të Bosnjës, ndërsa Beogradi është distancuar deklarativbisht nga referendumi, por ka dalë në mbrojtje aspiratave të serbëve në Republkikën Serbe.

Sarajeva e konsideron referendumin e serbëve si përpjekje për shkëputjen e Republikës Serbe nga Federata e Bosnjës e Hercegovinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat