Përfundon aksioni, largohet granata te qeveria

Lajme

Përfundon aksioni, largohet granata te qeveria

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 12:13
Foto nga vendi ngjarjes

(E plotësuar) - Ka përfunduar aksioni për deminimin e një granate dore e cila është gjetur në zyrat e Administratës Pensionale të Kosovës, pranë Qeverisë së Kosovës tek objekti i ish-Rilindjes.

Njësitë për deminim e kanë larguar granatën e dorës në mënyrë të kontrolluar që ishte gjetur në banjë të këtij objekti.

Togeri Esheref Beqiri, që punon në stacionin e policisë “Qendra”, tha se pas pranimit të informatës, policia ka intervenuar duke marrë të gjitha masat e nevojshme për procedimin e rastit.  Ai tha se Policia e Kosovës është  në fazën fillestare të hetimeve dhe do të iniciohet ky rast.

Beqiri:  Janë marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë

“Ne rreth orës 11:04 kemi marrë një informatë se në rrugën “Ukshin Hoti” faktikisht në zyrat e Administratës Pensionale të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, kemi marrë informatën se është një garantë dore, menjëherë njësitet e policisë kanë intervenuar dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, me qëllim që të fillohet me procedimin e rastit... Është faza fillestare e hetimeve, iniciohet rasti dhe për çdo informatë tjetër do t’ju njoftojmë”, theksoi Beqiri.

Ndërsa, derisa është kryer aksioni ishin evakuuar të gjithë punonjësit nga zyrat e tyre.

Ndryshe, pranë këtij objekti në vitin 2008 kishte ndodhur një shpërthim në veturën zyrtare të kësaj Administrate.

Policia e Kosovës ka arritur ta largojë mjetin e dyshuar afër  objektit të Administratës Pensionale të Kosovës, saktësisht te ndërtesa e ish-Rilindjes në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për një mjet shpërthyes  te  objekti i Administratës Pensionale të Kosovës, saktësisht te ndërtesa e ish-Rilindjes në Prishtinë.

“Alarmin për mjet të dyshuar shpërthyes e kanë marrë orës 11:00 nga punëtorët e kësaj zyre”, thotë Flora Ahmeti  për Rtklive.

Policia thotë se ka dal në vendin e ngjarjes dhe po verifikojnë mjetin e dyshuar.

Zyra e Administratës Pensionale të Kosovës ndodhet në oborrin e ish-pallatit të shtypit që sot shfrytëzohet nga Qeveria e Kosovës për ministri të ndryshme, në qendër të Kryeqytetit. 

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se ende nuk ka informacion se a është larguar mjeti i dyshuar shpërthyes nga ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës.

Ndërkaq sot rreth orës 11:00 policia ka marrë informatën se një mjet i dyshuar shpërthyes është vendosur brenda objektit të kësaj administrate.

Mediat raportojnë se një dëshmitar është shoqëruar në polici i cili pohon se ka dëshmi rreth kësaj ngjarje.

Policia vazhdon të jetë ende në vend të ngjarjes.

Image

Bombë te Qeveria e Kosovë

Policia e Kosovës ka rrethuar zyrën e Administratës së Pensionale të Kosovës, te ndërtesa e ish-Rilindjes në Prishtinë, pas dyshimeve për një mjet shpërthyes.

Zyra Rajonale për Informim e PK’së, ka konfirmuar se alarmin për mjet të dyshuar shpërthyes e kanë marrë orës 11:00 nga punëtorët e kësaj zyre.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po verifikojnë mjetin e dyshuar.

Zyra e Administratës Pensionale të Kosovës ndodhet në oborrin e ish-pallatit të shtypit që sot shfrytëzohet nga Qeveria e Kosovës për ministri të ndryshme, në qendër të Kryeqytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat