Shtatëvjeçarja përlot botën, rrëfen çdo ditë tmerrin që sheh me sytë e saj

Lajme

Shtatëvjeçarja përlot botën, rrëfen çdo ditë tmerrin që sheh me sytë e saj

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 18:58
Bana Alabed

Kjo vajzë 7-vjeçare mund të jetë fytyra e luftës civile në Siri.

Vogëlushja Bana Alabed ka postuar në twitter shpërthimet e vazhdueshme të ndodhura në qytetin e Aleppos me ndihmën e nënës së saj mësuese, Fatemah.

Postimet në anglisht të vajzës pasqyrojnë një tabllo të gjallë të jetës në Aleppo dhe tmerret e dëshmuara nga qytetarët e saj.

Por, kur shihen me sytë e një vajze 7-vjeçare sulmet vdekjeprurëse duken akoma më tragjike.

Bana dhe nëna e saj, Fatemah kanë filluar të përdorin këtë mënyrë përmes twitterit vetëm muajin e kaluar, por llogaria e tyre tashmë ka mbi 75 mijë ndjekës.

Mesazhet e dhimbshme përfshijnë referimin mbi tingujt e avionëve lart dhe vdekjen e shokut të Banas nga një sulm ajror.

Image

Ka patur edhe kritika sa i përket kësaj llogarie, duke e cilësuar të rreme ose që përdoret për propagandë, por Fatemah këmgëngul se të gjitha burojnë nga zemra.

Postimet e tyre të dhimbshme kanë prekur mijëra njerëz në mbarë botën të cilët kanë shprehur dashurinë dhe mbështetjen tyre me anë të mesazheve.

Reagimet e njerëzve në mbarë botën janë aq të shumta sa nëna dhe vajza duhet të bëjnë postime rregullisht në mënyrë që ndjekësit e tyre ta dinë nëse janë të sigurta.

“Ajo pa gjithçka këtu.  Pa të vritet shoku i saj dhe kur shtëpia jonë u bombardua. Kështu që kjo e ka prekur atë”, tha Fatemah për të bijën, e cila shpreson që me anë të twitterit dikush do t’u vijë në ndihmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat