Arrestimi i 20 serbëve nuk është fundi, Mali i Zi do të arrestojë edhe disa të tjerë!

Lajme

Arrestimi i 20 serbëve nuk është fundi, Mali i Zi do të arrestojë edhe disa të tjerë!

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 10:40
Foto arkiv

Pas arrestimit të një grupi prej 20 shtetasve serbë, policia malazeze ka hapur hetimet edhe rreth disa shtetasve malazezë, shkruajnë mediat malazeze.

Kjo për faktin se, sipas medieve malazeze, dyshohet se ata ishin të përfshirë drejtpërdrejt në organizimin e grupeve kriminale nga Serbia, të udhëhequr nga ish-kreu i xhandarmërisë serbe Bratislav Dikiq, i cili u mbajt në paraburgim për 72 orë.

Duke iu referuar informatave të tyre, Pobjeda shkruan se një departament i veçantë i policisë, Prokuroria dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare kishin prova se Dikiq dhe Singjeliq në fillim të tetorit në Serbi dhe Mal të Zi formuan një organizate kriminale, qëllimi i të cilës ishte për të kryer shumë krime për të cilat ligji parashikon dënimin me burg me katër vjet ose më shumë.

Si organizatorë kryesorë janë shënuar Dikiq dhe Singjeliq, dhe po vazhdohen hetimet për përfshirjen e një personi tjetër, identiteti i të cilit nuk është i njohur, i cili dyshohet se e ka financuar dhe ka ofruar logjistik për të mundësuar formimin e grupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat