Moment i dhimbshëm, i riu vritet në sy të të atit për ditëlindje

Lajme

Moment i dhimbshëm, i riu vritet në sy të të atit për ditëlindje

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 23:10
Pamje nga video

26-vjeçari Wildenberg Santos da Silva, u vra pasditen e djeshme në lagjen São João në Feira de Santana të Brazilit. Ai ishte në një bar me disa persona duke festuar ditëlindjen, kur një person me skafandër në kokë iu afrua dhe nisi të qëllonte mbi të.

Videoja e kamerave të sigurisë së barit ka arritur të filmojë momentin kur i armatosuri mbërrin në vendngjarje.

Djali është vrarë në sy të të atit, ndërsa bashkë me ta, në tavolinë ishte edhe një femër. Siç raportojnë mediat vendase, krimi mund të jetë bërë për larje hesapesh, pasi viktima ishte arrestuar edhe më parë për posedim droge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat