15 vjeçarja zvicerane i dërgon foto nudo të dashurit shqiptar, por ja çka i bën ai

Lajme

15 vjeçarja zvicerane i dërgon foto nudo të dashurit shqiptar, por ja çka i bën ai

Nga: Fitim Dika Më: 22 tetor 2016 Në ora: 12:03
Katja

Një minorene zvicerane, Katja (15), i dërgoi nga frika të dashurit të saj Bekim (17) një foto nudo. Më pas ky i fundit e nxjerr foton në rrjetet sociale. Këto raste janë të shpeshta në vendin helvet, shkruan blick.ch.

“Më dërgo një foto me gjoksin tënd,” i tha fillimisht Bekimi, ish të dashurës Katja. Përkundër që në fillim ajo hezitoi, pas tentimit të 17 vjeçarit dhe frikës që ndjeu ia dërgoi foton nudo. Disa çaste më vonë gjithë media shikonte trupin e saj, përcjell botasot.info. “Nëse nuk do ia dërgoja më kërcënoi se do i tregonte nënës sime se kishte kryer seks oral me të, pavarësisht se vetëm ishim puthur.”

“Miq, të afërm, fqinj bile edhe udhëheqësit e shkollës dhe policia kanë parë foton time. Jam turpëruar tmerrësisht,” thotë 15 vjeçarja.

Ekspertët janë shprehur të shqetësuar nga ky zhvillim i të rinjve, pasi siç theksojnë ata, “ti dërgosh foto nudo dashnorin është kthyer në vërtetim të dashurisë.”

«Jeta ime është shkatërruar»

Pavarësisht se të dy janë minoreni, ecuria penale është marrë parsipër nga Prokuroria e St. Gallen. Siç tha zëdhënësi Roman Dobler (34), padia ka të bëjë me nxitjen e “pornografisë për fëmijë”. Prej atëherë Bekimi ka lënë të qetë Katjan. “Megjithatë mezi arri të përballoj turpin që ndjej, qoftë edhe në shtëpi. Jeta ime është shkatërruar.”/Bota sot

Emrat Bekim dhe Katja janë ndryshuar, thekson media zvicerane BLICK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat