Lirohet nga burgu komandanti i UÇPMB-së Lirim Jakupi

Lajme

Lirohet nga burgu komandanti i UÇPMB-së Lirim Jakupi

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 14:34
Lirim Jakupi

Gjykata Themelore në Gjilan ka liruar nga burgu komandantin e  UÇPMB-së dhe ish-ushtarin e UÇK-së Lirim Jakupin, njofton  “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve të familjarëve te tij.

Komandanti i UCPMB-së Lirim Jakupi nuk ishte arrestuar ne Serbi, por në Kosovë që nga janari i vitit 2014, dhe që prej atëherë gjendet ne kazamatet  e burgjeve kosovare. Ndërsa kohë më parë Gjykata kishte liruar Jakupin nga tetë pikat e aktakuzës, përfshirë këtu rastin e Shkupit për vrasje dhe posedim armësh, për të cilat nuk janë vërtetuar provat e aktakuzës.

Ndërsa akuza për të cilën vazhdon të akuzohet Jakupi, sipas avokatit Avokati Ramë Gashi  është “vrasje e rëndë në tentativë”.

“Klienti im është në arrest shtëpiak që nga dita e djeshme, sipas vendimit të cilin unë e kam pranuar përmes adresës elektronike nga Gjykata Themelore në Gjilan”, ka thene Gashi. mesohet se, pas liroimit nga burgjet kosovare te ushtarit të lirisë  Lirim Jakupi ditën e Flamurit 28-Nentorin do ta feston me  ish-ushtaret e Kosovës Lindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat