Pas 40 minuta kërkime me helikopter, kapet grabitësi shqiptar në Zvicër

Lajme

Pas 40 minuta kërkime me helikopter, kapet grabitësi shqiptar në Zvicër

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 tetor 2016 Në ora: 15:04

Një helikopter zviceran është parë gjatë të enjtes në mbrëmje në qytetin Aarau. Qëllimi ka qenë për ndjekjen dhe gjetjen e një grabitësi, shkruan AZ.

“Fluturimi i orës 21.00 ka zgjatur shumë siç mund të shikoni hartën me trajektoren e gjelbërt,” përcjell botasot.info. “Një dëshmitar pa grabitësin që po vraponte në rrugën Troxler, për t’u fshehur më pas në lëndina. Këtu policia kërkoi ndihmën e një helikopteri,që ju desh 40 minuta kërkime për të gjetur grabitësin shqiptar (26), pa leje qëndrimi në Zvicër.”

26 vjeçari akuzohet për grabitje të stolive të arit dhe monedhave të gatshme. Kjo nuk është hera e parë që helikopterët zviceranë kërkojnë hajdutët e dyshuar me ndihmën e helikopterëve./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat