Policia: Velimir Krgovic - një malazez i shtirur si dentist në Utica

Lajme

Policia: Velimir Krgovic - një malazez i shtirur si dentist në Utica

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 25 nëntor 2016 Në ora: 14:20
Velimir Krgovic

UTICA, Michigan - Policia e qytetit Utica - Rochester Hills, thotë se më 18 nëntor, ka arrestuar një 74-vjeçar, për personifikim të rremë të profesionit të tij stomatolog - duke dëmtuar edhe shëndetin e një pacienti.

Sipas Detroit News, i arrestuari është Velimir Krgovic, i cili ka praktikuar klinikën e tij dentare në "VK Dental Lab" në Cass Ave pa licencë.

Hetuesit than? se viktima, ka qenë një grua nga Commerce Township, e cila ka raportuar se ajo ishte paciente e Krgoviç, me rekomandimin për këtë klinik nga një shok i burrit të saj, mik me Krgoviç. 

Gruaja që pretendon se i është shkaktuar një dëm i madh në gojë thotë se vet Krgovic, e ka trajtuar viktimën që nga janari 2015 deri në mars të vitit 2016. “Krgovic, thotë ajo ka kryer punë të gjerë dentare në dhembët e gruas duke i kërkuar asaj për shërbimet 8,200. të cilat përfshinin:

-Tre kanale në rrënjë

- Tre vendosje

- Heqja e të gjithë kurorës.

Policia thotë se Krgovic i kishte dhënë viktimës disa ilaçe duke i thënë se ato ishin antibiotikët. Por, gruaja pasi ka marrë pilulat, pretendon se ajo ka vazhduar të vuajë nga dhimbje dhe shqetësimet që ajo filloi të dyshojë në aftësitë Krgovic, në stomatologji.

Më pas shkruan Detroit News, viktima  duke shkuar për trajtim në një klinik dentare tjetër, ajo është këshilluar për të ri-plotësuar që të gjithë punën e bërë nga Krgoviç , e cila thuhet se nuk është kryer si duhet dhe do të kërkojë nga Krgoviç, 60 mijë dollar, si vlerë të punës dentare për të riparuar dëmet e bëra nga Krgoviç.

Policia thotë se hetimi ndaj dentistit pa licencë, zbuloi se Krgovic nuk ishte i licencuar për të ushtruar stomatologji. Ai u tha hetuesve se ai ndoqi shkollën e stomatologjisë në Mal të Zi - shkollë të cilën policia nuk mundet për ta verifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat