Dy fëmijët që vdiqën në aksidentin në Novi Sad varrosen nesër

Lajme

Dy fëmijët që vdiqën në aksidentin në Novi Sad varrosen nesër

Nga: BOTA SOT Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 18:49
Pamje nga aksidenti në Novi Sad

Dy fëmijët shqiptarë, njëri 5 e tjetri 8 vjeç, që vdiqën në aksident trafiku në Serbi teksa po ktheheshin me familje në Kosovë për pushime, do të varrosen nesër.

Lajmin e ka bërë gtë ditur familja Dvorani përmes një njoftimi për media, përcjell Bota sot.

“Familja Dvorani nga fshati Terrstenik, Komuna e Drenasit njofton familjarët miqtë dhe bashkëqytetarët se varrimi i dy djemve tanë do të bëhet të martën në ora 14:00, në varrezat e fshatit Terrstenik. Muhamet A. Dvoranit - 8 vjeç dhe Mendim A. Dvorani - 5 vjeç kanë humbur jetën në një aksident në Novi Sad derisa ishin duke ardhur në vizitë në Kosovë, nga Austria”, thuhet në njoftimin e familjes. “Pjesëmarrja e juaj është ngushëllim dhe respekt për ne”, thuhet më tej në njoftim./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat