Gjendet në Ferizaj fëmija i zhdukur në Istog

Lajme

Gjendet në Ferizaj fëmija i zhdukur në Istog

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 06:58
Valbon Miftaraj

Mrëmë është gjetur djaloshi i komunitetit rom, që u raportua i zhdukur nga prindërit e tij në Istog.

Zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Agim Gashi,  ka thënë se djaloshi është gjetur falë bashkëpunimit të qytetarëve.

“Falë bashkëpunimit të qytetarëve është gjetur gjashtë vjeçari nga Istogu”.

“Në bazë të informatave që i kemi pasur policia ka organizuar kontrolle më të shpeshta në qytet ku kemi dyshuar por kontributin më të madh e ka dhënë një qytetar që na ka thirr në telefon dhe ka treguar që e ka parë djaloshin”.

Gashi ka thënë që djaloshi është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Shenja dhune nuk ka në bazë të shikimit sipërfaqësor dhe djaloshi është mirë me shëndet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat