Gjendet i vdekur në qendër të qytetit të Pejës, ja fotot (+18)

Lajme

Gjendet i vdekur në qendër të qytetit të Pejës, ja fotot (+18)

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 08:58
Viktima është gjetur pa shenja jete, në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka dhënë detajet rreth ngjarjes në Pejë, ku një person është gjetur i vdekur në qendër të këtij qyteti.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Pejës Xhevat Ibra, ka treguar se rreth orës 5:50 është informuar nga një dëshmitar se një person i shtrirë në rrugën “Konferenca e Bujanit”.

Ai thotë se Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa  mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Mësohet se viktima është i gjinisë mashkullore, i lindur më 1952.

“Rasti është cilësuar hetim i vdekjes, dhe hetuesit rajonalë do ta hetojnë rastin, në bashkëpunim me prokurorin”, tha Ibra.

Lexo edhe këtë: Detajet e policisë rreth vdekjes në qendër të Pejës

Një person është gjetur i vdekur në qendër të qytetit të Pejës.

Policia thotë se viktima është gjetur pa shenja jete, në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, e ka konfirmuar rastin.

Ibra ka thënë se trupi i viktimës është dërguar për obduksion, duke shtuar se për detaje të tjera do të informojë me kohë.

“Mund të iu konfirmoj vetëm si rast. Trupi është dërguar për obduksion”, tha Ibra.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat