RSF: 74 gazetarë të vrarë në botë në 2016-ën

Lajme

RSF: 74 gazetarë të vrarë në botë në 2016-ën

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 12:01
Ilustrim

Të paktën 74 gazetarë dhe punonjës të tjerë të medias janë vrarë në mbarë botën në vitin 2016, shumica e të cilëve 53 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve të shënjestruara, publikoi sot organizata joqeveritare “Reporterët pa Kufij (RSF)” në pjesën e dytë të raportit të saj vjetor.

“Afganistani, Jemeni dhe Somalia janë vendet ku siguria dhe liria e medias janë rrezikuar veçanërisht në vitin 2016”, deklaroi kreu i degës gjermane të RSF-së, Christian Mir.

“Afganistani është një shembull klasik, edhe pse Gjermania nuk dëshiron ta dëgjojë, sepse gjithmonë është përpjekur ta portretizojë si të sigurt”, tha drejtori i RSF për Gjermaninë.

“Këtë vit numri i kërkesave emergjente nga gazetarët në Afganistan, të cilët kthyen vështrimin nga ne për të kërkuar ndihmë, u rrit ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar kur shteti nuk kishte kontroll në shumë rajone dhe kryekomandantët rajonale ishin në krye”, shtoi Mir.

Pjesa e mbetur e 21 gazetarëve vdiqën ndërsa punonin në zonat e luftës, ku pesë prej totalit të viktimave ishin femra.

Vendet më të rrezikshme ishin Siria, Afganistani, Meksika, Iraku dhe Jemeni.

Numri i vitit 2016 ishte më i ulët se totali i vitit të kaluar prej 101 gazetarëve, duke qenë se shumica e gazetarëve u larguan nga vendet ku ata ishin në rrezik.

Sipas RSF-së gjithashtu një total prej 348 gazetarë janë arrestuar në të gjithë botën, një rritje prej gjashtë për qind nga viti i kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat