Plaçkiten nën kërcënimin e armëve, sapo u kthyen nga pushimi

Lajme

Plaçkiten nën kërcënimin e armëve, sapo u kthyen nga pushimi

Më: 14 janar 2017 Në ora: 22:30
Pamje nga plackitja

Në Johannesburg të Afrikës së Jugut, familjarët kanë përjetuar tmerrin nga katër plaçkitës të armatosur, sapo kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së tyre.

Nëna, babai dhe dy djemtë e tyre të rritur, i kanë dhënë me shpejtësi orët, kuletat, telefonat dhe bizhuteritë, sepse kërcënoheshin se do të qëlloheshin me plumba.

Derisa dy grabitës i mbanin ata brenda veturës, dy të tjerë i merrnin valixhet dhe llaptopët që ishin në bagazh dhe i vënin në veturën e tyre.

Pasi të kenë marrë të gjitha gjërat me vlerë, ata janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa familjarët që sapo ishin kthyer nga pushimi kanë mbetur të tmerruar.

Policia e ka shpërndarë videon që mund ta shihni më poshtë, në përpjekje që të identifikohen keqbërësit dhe të ndalohen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat