“The Guardian” shkruan për kryekuzhinierin shqiptar René Redzepi dhe aventurën e tij drejt Meksikës

Lajme

“The Guardian” shkruan për kryekuzhinierin shqiptar René Redzepi dhe aventurën e tij drejt Meksikës

Më: 17 janar 2017 Në ora: 07:51
René Redzepi

Në artikull është shkruar së në shkurt të këtij viti restauranti “Noma” do të shërbej ushqimin e tij të fundit, pasi që ai do të mbyllet. Kurse një muaj pas, i gjithë stafi i restaurantit do të vendoset në Meksikë, për të hapur përkohësisht një restaurant në ambient të hapur thellë në xhungël, ku do të qëndrojnë për shtatë javë dhe do të shërbejnë ushqim.

Prestigjiozja “The Guardin” ka shkruar përsëri për kuzhinierin shqiptar René Redzepi, ku ai në një intervistë të dhënë për revistën Observer Food ka treguar për mbylljen e restaurantit të tij “Noma”, dhe për hapat e ri që do i ndërmerr ai.
Në artikull është shkruar së në shkurt të këtij viti restauranti “Noma” do të shërbej ushqimin e tij të fundit, pasi që ai do të mbyllet. Kurse një muaj pas, i gjithë stafi i restaurantit do të vendoset në Meksikë, për të hapur përkohësisht një restaurant në ambient të hapur thellë në xhungël, ku do të qëndrojnë për shtatë javë dhe do të shërbejnë ushqim. Pastaj, në qershor, ekipi i restaurantit “Noma” së bashku me kryekuzhinierin shqiptarë René Redzepi, do të kthehen përsëri në Kopenhagë, nëse çdo gjë shkon ashtu siç ishte planifikuar për të hapur restaurantin e ri Noma 2.0.

Noma 2.0 do të jetë gjithashtu një fermë eksperimentale. "Është ëndrra e çdo kuzhinieri , që të ketë mundësi që cdo mëngjes të ketë mundësi që të merr majdanoz të freskët", ka thënë Redzepi për The Guardian, gjersa ka shtuar se njerëzit edhe pse kultivojnë vetë ushqimin, nuk e kanë lirinë që të bëjnë eksperimentet me llojet e tyre. “Noma i ri, me fjalë të tjera, nuk do të bëjë vetëm rritjen e karotave dhe qepëve, do të bëjë përpjekje që rimarrë por edhe të prezantojë biodiversitetin” ka treguar ai.

Mirëpo kryekuzhinier ka treguar se e gjithë kjo po i kushton shumë dhe se ata janë duke marr rreziqe të mëdha. Ai ka thënë se projekti i ri ka kushtuar aq shumë sa vështirë mund të mendohet fitimi, duke pas parasysh investimin 25 vjecar në këtë fushë. Ai ka treguar edhe për shqetësimin e tij lidhur me faktin se a do të jetë “Noma” i ri ndryshe nga i vjetri, dhe a do të sjell risi mjaftueshme për të kënaqur kërkuesit e risisë, mirëpo edhe se a do të jetë mjaftë e mirë për të kënaqur kritikët. "Kush e di, nëse ne mund të jemi aq të mirë sa kemi qenë?" ka thënë ai. 

Restauranti “Noma”, është radhitur disa herë në mesin e restauranteve të mira në botë, duke përfshirë vitin 2010, 2011 dhe 2012 nga magazine “Restaurant”, kurse në vitin 2014 në këtë garë është shpallur restauranti më i mirë duke rrëmbyer vendin e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat