Shëtitja e fundit e Michelle Obama si Zonjë e Parë në Shtëpinë e Bardhë

Lajme

Shëtitja e fundit e Michelle Obama si Zonjë e Parë në Shtëpinë e Bardhë

Më: 19 janar 2017 Në ora: 13:40
Michelle Obama

Bashkëshortja e presidentit Barack Obama, Michelle po bën më të mirën e saj këto ditët e fundit si Zonja e Parë. Në një video postuar në “Twitter”, Michelle Obama shikohet duke ecur në Shtëpinë e Bardhë me dy qentë, duke vëzhguar detajet e fundit të ndërtesës historisë, ku ajo rriti dy vajzat e saj këto 8 vitet e fundit.

Siç vihet re, klipi nis në korridor, kur zonja Obama thërret Bo dhe Sunny. Më pas ajo shëtit me qentë në anën e Portikut Jugor të katit të parë, për të vazhduar në Dhomën Lindore, Dhomën e Gjelbër, Dhomën Blu dhe Dhomën e Kuqe, me portretin e George Washington të dukshëm në sfond.

Siç është dhe tradita, stafi i Shtëpisë së Bardhë do të zhvendosë familjen Obama dhe do të presë atë të presidentit të ri Donald Trump, pas ditës së inaugurimit, të premten.  

Ndërkohë familja e presidenti Obama nuk do të zhvendoset shumë larg. Ai ka zgjedhur një shtëpi në zonën Kalorama në Uashington, kështu që vajza më e vogël, Sasha, mund të përfundojë shkollën e mesme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat