E frikshme/ Profeti që parashikoi ‘Trump’ dhe sulmet terroriste zbulon çfarë do të ndodhë në 2017-ën

Lajme

E frikshme/ Profeti që parashikoi ‘Trump’ dhe sulmet terroriste zbulon çfarë do të ndodhë në 2017-ën

Më: 20 janar 2017 Në ora: 11:28
Craig Hamilton-Parker, 62 vjeç në uebsajtin e tij, ‘psychics.co.uk” ai publikon parashikimet e tij dhe më tej zbulon se sa i saktë ka qenë.

Çdo vit, Craig Hamilton-Parker, 62 vjeç, zbulon parashikimet e tij për 365 ditët që vijnë, ndonjëherë edhe më tej. Profeti i lindur në Southampton në Anglisë thotë se tashmë ka parashikuar se çfarë do të ndodhë në botë gjatë këtij viti.

Në uebsajtin e tij, ‘psychics.co.uk” ai publikon parashikimet e tij dhe më tej zbulon se sa i saktë ka qenë.

Vitin e kaluar ai tha se do të kishte një tentativë vrasjeje ndaj Angela Merkel, Donald Trump do të fitonte zgjedhjet në SHBA, Britania do të largohet nga BE duke nxitur dorëheqjen e David Cameron nga posti i kryeministrit, terroristët që do të godisnin qendrat tregtare dhe resortet turistike, dhe një person i armatosur që do sulmojë një galeri arti.

Por këtë vit, në qoftë se parashikimet e Hamilton-Parker janë të sakta, bota mund të bëhet një vend më i rrezikshëm.

Ai ka parashikuar:

– Dorëheqjen e Hillari Klinton nga politika pas publikimit të disa dokumenteve.

– Danimarka dhe Italia do të jenë vendet e ardhshme që do të largohen largohet nga BE-ja.

– Kaosi ekonomik në Evropë dhe Amerikë dhe trazira në Romë, Madrid, Berlin, Paris dhe Pragë.

– Një zjarr i madh në Dhomat e Parlamentit në Angli.

– Një sulm toksike ose biologjik në një shkollë në Evropë.

– Një epidemi gripi në mbarë botën.

– Eklipsi mbi Amerikën në gusht përkon me një rënie të madhe të tregut të aksioneve.

Në faqen e tij, Hamilton-Parker shton: “Ndjej se 2017 dhe 2018 janë vitet kur gjërat e mrekullueshme shpirtërore do të zbulohen në botë teksa më në fund do të çlirohemi nga zgjedha e Epokës së materializmit.”

Më herët ai ka parashikuar mes të tjerash se persona të armatosur do të sulmojnë Parisin.

Megjithatë, disa nga parashikimet e tij nuk kanë rezultuar të sakta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat