Bardhyl Meta shfaqet në publik pas një kohe të gjatë. Vuante nga një sëmundje e rëndë

Lajme

Bardhyl Meta shfaqet në publik pas një kohe të gjatë. Vuante nga një sëmundje e rëndë

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 23:44
Bardhyl Meta me shoqëri

Pasi e kaloi një kohë në trajtim jashtë vendit dhe në Kosovë, deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta është parë pas një kohe të gjatë në publik.

Ai ka dalë në një nga kafeteritë e kryeqytetit bashkë me miqtë e tij.

Meta vuante nga një sëmundje e rëndë, por duket që tashmë gjithçka ka hedhur pas shpine. Për trajtimin e tij, Qeveria e Kosovës kishte ndarë 35 mijë euro.

Fotografinë me Bardhylin në Facebook e ka hedhur miku i tij, Astrit Gashi. Po ashtu në këtë fotografi shihen edhe Kushtrim Sadiku, Shenoll Muharremi, Valon A. Syla, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat