Kur kryetari i PLK-së Skënder Gashi u fliste zviceranëve për gjendjen në Kosovë

Lajme

Kur kryetari i PLK-së Skënder Gashi u fliste zviceranëve për gjendjen në Kosovë

Nga: B.S Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 13:26
Gjergj Dedaj dhe Skënder Gashi

Kryetari i Partisë Liberale e Kosovës, Skëndër Gashi ka publikuar një fotografi me të cilën është rikthyer në kohë.

Në këtë foto ku ai shihet bashkë me Gjergj Dedajn, ai tregon kur kishte vizituar Ministrinë e Punëve të Jashtme në Zvicër dhe liberalët e Zvicrës dhe iu fliste shqiptarëvë për gjendjen në Kosovë, shkruan Bota sot.

Shkrimi i plotë:

Kjo fotografi është bërë diku kah mesi i muajit mars 1998 në Gjenevë të Zvicrës. Në atë kohë Partia Liberale e Kosovës (PLK) në krye me kryetarin e saj Z.Gjergj Dedajn nga shumë aktivitete që janë kryer në qendrat evropiane dhe botërore Bruksel, Berlin, Londër dhe Neë York, ka sensibilizuar çështjen e Kosovës, e cila ishte e okupuar nga sistemi komunist i ish-Jugosllavisë. Unë me kryetarin e PLK-së, Z.Gjergj Dedajn, vizituam Ministrinë e Punëve të Jashtme në Zvicër dhe liberalët e Zvicrës.

Ata i njoftuam për gjendjen në Kosovë. U thamë se shteti serb me forcat e veta kriminale kishte hyrë në Kosovë. Këto forca, të dirigjuara nga politika po bënin tortura dhe po kryenin masakra mizore. Shteti zviceran na njoftoi se gjendjen në Kosovë janë duke e përcjellë dhe na premtuan se shumë shpejt Evropa dhe SHBA-të do të mbajnë qëndrim të prerë dhe nëse Serbia me forcat e saj nuk do të tërhiqen, atëherë do ta sulmojnë forcat e NATO-s.

Pastaj në bazë të kërkesës së disa shqiptarëve ne e vizituam një qendër studentore në Gjenevë. Aq sa e mbaj në mend në atë kohë atë e udhëhiqte Ulli Llombrigeri. Në atë qendër studentore shqiptarët kishin presione nga disa punëtorë të shtetit të Serbisë. Në bazë të bisedës që e zhvilluam ai na premtoi se kjo gjendje do të rregullohet shumë shpejt dhe këto gjëra nuk do të ndodhin më. Pastaj morëm pjesë në një protestë që u mbajt në Gjenevë për çështjen e Kosovës. Ne nuk ishim të kënaqur me atë protestë, sepse një grup i njerëzve fliste për interesa personale e jo për çështjen e Kosovës, prandaj ne u tërhoqëm nga ajo protestë. Më pas u takuam me familjarët e mi që janë në këtë fotografi: Din Mema Gashi, Emin Gashi dhe shkuam në drekë te miku im Mentor Alidema.

Pas drekës këta burra vazhduan punët e tyre në Zvicër dhe Gjermani dhe unë me kryetarin e Partisë Liberale të Kosovës (PLK) Z.Gjergj Dedaj e morëm rrugën e vështirë Gjenevë-Prishtinë. Autoritetet zvicerane na thanë që të mos nisemi, sepse në Kosovë ishte luftë, por neve nuk kishte asgjë që të na ndalte për të ardhur në vendin tonë. Kosovën në luftë e lamë dhe në luftë e gjetëm përsëri. Ne u kthyem sepse ishim në gjendje të jepnim çdo gjë për çlirimin e Kosovës.

Pasi kemi mbërritur në Aeroportin e Prishtinës, kriminelët serbë na ndalen dhe na pyeten se kush ishim ne. Pastaj iu drejtuan kryetarit të PLK-së, Z.Gjergj Dedajt, duke i thënë ta hapte çantën që e kishte me vete. Ai iu tha hapeni ju. Kur serbët e hapen çantën i panë disa cigare puro të standardit të lartë dhe i thanë që ato cigare duhet t’ia merrnin për t’ia dhënë kryetarit të tyre. Unë reagova dhe i pyeta se kush është kryetari i juaj, ata me thanë se është Sllobodan Millosheviqi.

Unë u thash se edhe Z.Gjergj Dedaj është kryetar i Partisë Liberale të Kosovës dhe u tregova se sapo u kthyem nga disa takime që patëm me strukturat e shtetit zviceran. Këtu përfundoi rrugëtimi ynë dhe ne u kthyem në shtetin më të bukur në botë, Kosovën hidheni ne portal është kryetari PLK -së /BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat