Një burrë i dehur qëllon për vdekje fqinjën me pushkë – nuk i kujtohet pse e kishte bërë (+18)

Lajme

Një burrë i dehur qëllon për vdekje fqinjën me pushkë – nuk i kujtohet pse e kishte bërë (+18)

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 20:14
Pamje nga video

Një burrë i nervozuar por nën ndikim të alkoolit ka qëlluar për vdekje një grua me pushkë, por thotë nuk i kujtohet se pse e kishte bërë një veprim të tillë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin rrëqethës, kur gruaja 37-vjeçe derisa po ecte në parking qëllohet me pushkë nga një burrë, ndërsa e gjithë ngjarja raportohet të ketë ndodhur në qytetin Novosibirsk të Rusisë.

Videoja është publikuar në internet, ku shfaqet momenti kur një burrë del nga vetura duke mbajtur në dorë një pushkë.

Viktima që sipas policisë ishte fqinje e vrasësit, e cila në momentin që pa burrin duke mbajtur pushkën në dorë kishte tentuar të largohet e frikësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat