Rrëshqitje dheu në rrugën Pejë- Bogë

Lajme

Rrëshqitje dheu në rrugën Pejë- Bogë

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 15:07
Rruga Pejë- Bogë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se në kilometrin e trembëdhetë të rrugës rajonale Pejë – Bogë ka pasur rrëshqitje të dheut.

“Me gjithë atë, ky aks rrugor mbetet i hapur për qarkullim, ndërsa ekipet e MI-së dhe kompania e kontraktuar do të kujdestarojnë 24 orë çdo ditë, për të mirëmbajtur dhe pastruar këtë rrugë, në mënyrë që qarkullimin të zhvillohet pa problem”, njofton MI.

Kjo ministri i këshillon qytetarët për kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në këtë pjesë të rrugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat