“Lufta”, përqafimet dhe fyerjet e Nikoliqit ndaj shqiptarëve, fushatë, urrejtje apo dashuri?

Lajme

“Lufta”, përqafimet dhe fyerjet e Nikoliqit ndaj shqiptarëve, fushatë, urrejtje apo dashuri?

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 10:28
Ndarja e medaljes së argjend nga presidenti i Serbisë, Toma Nikoliq, për Myftiun e Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi.

Presidenti serb me djemtë gati të niset për luftë në Kosovë”; “Vuçiç ndalon Nikoliçin të flasë për luftë me Kosovën”;, “Presidenti serb Nikolic flet për luftë me shqiptarët e Kosovës..” “Nikoliq: Kosova kurrë nuk do të jetë shtet”. Presidenti serb Tomislav Nikolic tha gazetës izraelite “Jerusalem Post” se “Kosova dhe Metohija nuk do të jetë shtet, pa pëlqimin e Serbisë.” Janë këto disa deklarata të presidentit serb Nikolic për Kosovën dhe shqiptarët pas kthimit te tij nga Izraeli dhe para nisje se “trenit” provokativ me “Kosovo je Srbia” në drejtim te Mitrovicës, shkruan “Presheva jonë”.

Me këto deklarata për luftë, raciste dhe antishqiptare ai ka zbuluar fytyrën e vet të cilit edhe kryeministrit Aleksander Vucic nga Daviosi ja mbylli gojën duke ja ndaluar atij ta përmendi  fjalën “luftë”.  Për të përmirësuar veten dhe reputacionin  e tij (jo tek shqiptarët) por tek ndërkombëtarët ai megjithatë ka gjetur një shqiptarë në Luginën e  Preshevës të cilit ja dha një dekorim për “paqe” merr me mend një president i cili dje kërkonte “luftë” ?! Madje e shqiptarin nga Bujanoca (një hoxhë) edhe e përqafon duke na  e përkujtuar farkimin e “vëllazërim –bashkimin” të serbeve të cilët dikur në Kosovë ditën përqafonin e natën prenin e dhunonin shqiptarët ?!.. Presidenti serb Nikolic e gjen një shqiptarë dhe dekoron, por ndërkohë nxënësve, studentët shqiptarë nga Bujanoci i len pa libra, pa diploma, pa flamur?! Këto “zajabancija” me shqiptarët, këto fyerjet dhe përqafimet të Nikolcit ndaj shqiptarëve mund t’i kuptoni si të duani,  urrejtje, fushate apo dashuri, shkruan “Presheva Jonë”.

Pavarësisht se Nikolic i përqafon shqiptarët ai këtë dashuri e ka dëshmuar disa edhe publikisht duke i quajtur shqiptaret “spari” e here “terroristi” apo gatishmëria e tij me dy djemtë te shkoje te luftoje në Kosovë kundër shqiptarëve?!  Ky fjalor agresiv dhe racist i Nikolicit bëri qe edhe policia e Kosovës dhe EULEX-i nuk e lejuan liderin e Partisë Progresive Serbe, Tomislav Nikolic, që të hyjë në territorin e Kosovës dhe të marrë pjesë në inaugurimin e patriarkut serb Irinej.

Presidenti serb Tomislav Nikoliç nuk do ta vizitojë Kosovën, siç edhe kishte paralajmëruar, pasi siç raporton e përditshmja serbe Prishtina zyrtare kishte lënë të presin për orë të tëra bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij në pikën e kalimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat