Flet nëna e Dafina Zhubit, nuk beson se ajo vrau veten

Lajme

Flet nëna e Dafina Zhubit, nuk beson se ajo vrau veten

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 20:37
Dafina Zhubi

Në një vjetorin e vdekjes së vajzës së saj Dafinës, Ganimete Zhubi, erdhi te varri i saj për ta përkujtuar, e më shumë për të shprehur mllefin se si drejtësia nuk po realizohet.

E indinjuar, nëna e Dafinës thotë se ajo u gjet e vdekur në banesën e ish-të dashurit të saj Astrit Dibra.

Hedh dyshime se kryeprokurori në Prishtinë Imer Beka bashkë me prokuroren Fitore Sadikaj morën para nga i dyshuari për vrasje, ish-i dashuri i Dafinës dhe e liruan vetëm pas gjashtë muajsh.

“Drejtësi këtu nuk paska. Dafinën sot 1 vit që ma kanë vra me plumb në kry në Prishtinë. Kursi i vrami, krimineli është në liri mas gjashtë muajve. Asnjë prokuror nuk e merr landën e që është misterioze, domethanë nuk kanë drejtësi, vetëm kanë pare. Fitore Sadikaj u kanë prokurore, sot i rrit dy fmi me gjak të qikës teme. Ashtu edhe shefi i vetë, Imer Beka...”, tha ajo për KTV-në.

Si ka mundësi që të arrihet përfundimi se vajza e saj është vetëvrarë, kur ajo ishte me të dashurin e saj dhe vrasja u krye nga pistoleta e tij.

Kohavisioni ka provuar të kontaktojë me kryeprokurorin e Prishtinës Imer Beka, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Ndërsa prokurorja Fitore Sadikaj po nëpërmjet telefonit, ka thënëse tash e 5 muaj është në pushim të lindjes dhe nuk mund të flasë për këtë lëndë, ngase ajo i ka kaluar dikujt tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat